KONKURS PËR NDARJEN E BURSAVE PËR VITIN SHKOLLOR 2015/2016

2015-09-04 10:23:43
I) KUSHTET PËR NDARJEN E BURSAVE SHKOLLORE
Si pjesë e programit për ofrimin e ndihmës për nxënësit e komunitetit Rom, Ashkali dhe Egjiptian përmes shpërndarjes së bursave dhe ofrimit të mentorimit dhe tutorimit për t’i tejkaluar vështirësitë në fushën e arsimit, i cili është financuar nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Fondi për Edukimin e Romëve, Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, Fondacionit HEKS dhe Ambasadës Britanike në Prishtinë, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe OJQ Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve hap konkurs për ndarjen e bursave dhe aplikim për mentorim për vitin shkollor  2015/2016.

Të drejtë aplikimi në këtë program kanë nxënësit e grupeve etnike rome, ashkali dhe egjiptiane, prej klasës 10-të deri në klasën e 12-të të shkollimit të mesëm të lartë. Zgjedhja e tyre do të bëhet sipas suksesit mesatar të vitit paraprak shkollor dhe gjendjes materiale të familjes. Gjithashtu, do të merren parasysh rastet e fëmijëve jetim, nëse janë duke jetuar me të dy prindërit, njërin prej tyre ose nën përkujdesjen e dikujt tjetër, adresën e banimit (largësisë së shtëpisë nga shkolla, etj). Kandidatët e gjinisë femërore do të kenë përparësi në zgjedhjen e bursistëve të rinj.

II) DOKUMENTACIONI I NEVOJSHËM
Kandidati që aplikon në këtë konkurs duhet t’i paraqes këto dokumente, respektivisht formularët e mëposhtëm:
1.   APLIKACIONIN,
2.   VËRTETIMIN NGA SHKOLLA për klasën e tanishme,
3. DËSHMINË për suksesin e arritur në vitin paraprak/të kaluar (dëftesën shkollore),
4.   DEKLARATËN e shkruar nga aplikuesi për kombësinë që i takon, e vërtetuar nga Zyra për Komunitete dhe Kthim në Komunën e aplikuesit.
5. Për rastet sociale – VËRTETIMIN nga Qendra për punë sociale që familja merr ndihmë sociale dhe VËRTETIMIN nga Qendra për punësim në rast se prindërit (një apo të dytë) nuk janë në marrëdhënie pune ose KONTRATA nga punëdhënësi në rast se prindërit (një apo të dytë) janë në marrëdhënie pune,  dhe
6. Për fëmijët jetim – VËRTETIMIN nga Qendra për punë sociale.

III)  AFATI PËR DORËZIMIN E DOKUMENTACIONIT
Afati për të aplikuar në këtë konkurs është nga data 01 shtator deri më 22 shtator 2015. Aplikimi pas përfundimit të konkursit dhe dokumentacioni jo i plotë ose i dorëzuar dhe i paraqitur nga personi i pa-autorizuar nuk do të merret parasysh.

IV)  KRITERET PËR RENDITJEN E KANDIDATËVE 
Renditja e kandidatëve përfitues të bursës bëhet sipas:
-    suksesit gjatë vitit të kaluar shkollor (max 60 pikë)
-    gjendjes socio-ekonomike të familjës (max 20 pikë)
-    distancës fizike prej vendit ku jeton nxënësi deri tek shkolla (max 5 pikë)
-    ekzistencës së përkujdesit prindëror (max 5 pikë)
-    kandidatet femra do të kenë përparësi në përzgjedhje (10 pikë).

Ne rast se kandidatët nuk paraqesin dokumentacionin e nevojshëm për të dëshmuar shumën e mjeteve të perfituara nga familja/prindërit, mund të ndëshkohen me pikë negative.
Kandidatët renditen sipas numrit të tërësishëm të pikëve të përfituara nga kriteret e përcaktuara në këtë konkurs.

V) PROCEDURA
Kandidati i interesuar për përfitimin e bursës shkollore ose mentorim mund t’i marrë aplikacionet si dhe t’i dërgojë dokumentet ne zyrat e drejtorëve të shkollave të mesme, në ato vende prej nga vjen.
Rezultati sipas rang-listës së kandidatëve do t’i dorëzohet Drejtorateve për arsim  të theksuara më lart, në afat të shkurtër kohor, pas afatit të konkursit.
Çdo kandidat ka të drejtë mos-pajtimi me rang-listën, në afat prej 5 ditësh, prej ditës së shpalljes së rezultateve në tabelën komunale të shpalljeve ose në web-faqen e MASHT-it dhe/ose VoRAEs. Kandidati mund  ta dërgoj ankesën tek komisioni për këto  çështje: Ankesa  duhet  të jetë e arsyetuar, përkatësisht duhet të jetë e bashkëngjitur me dokumentet e nevojshme. Ankesa e cila nuk arsyetohet, përmes dokumenteve zyrtare, nuk do të merret në konsideratë. Përgjigjja në ankesë do të jepet brenda 3 ditësh, kur edhe bëhet shpallja finale e përfituesve të bursës.
Sipas vendimit të Bordit për ndarjen e bursave, nxënësi lidh kontratë për bursë me MASHT-in ose VORAE-n, me të cilët përcaktohen të drejtat dhe obligimet në lidhje me shfrytëzimin e bursës.
Bursa jepet pa obligim për kthim. Shfrytëzuesit të saj do t’i ndërpritet kontrata në rast të dokumenteve jo-valide, nëse është duke shfrytëzuar bursë diku tjetër ose nëse e braktisë shkollimin.

VI) PAGESA E BURSËS
Shuma totale e bursës do jetë 300 EUR. Nxënësit i bëhet pagesa e bursës gjatë vitit shkollor, përmes xhirollogarisë personale ose të prindërve.
Për më shumë informata mund të telefononi në 038 200 200 081; 049 100 759; 044 880 054 dhe 049 379 985 ose të drejtoheni përmes e-mail adresës:  fisnikbajrami5@gmail.com apo o.butic@vorae.org, ose vizitoni web-faqen  www.masht- gov.net ose www.vorae.org apo llogarinë në Facebook Voice of Roma, Ashkali and Egyptians.

Formen e aplikacionit mund te shkarkoni ketu