‘’Sfidat dhe arritjet në sistemin e arsimit të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian’’

‘’Sfidat dhe arritjet në sistemin e arsimit të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian’’

Me datë 05.02.21 nga ora 10:00- 12:00 së bashku me Terre Des Hommes në “Hotel Sirius” do të organizojmë konferencën me temen ‘’Sfidat dhe arritjet në sistemin e arsimit të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian’’ e cila do të fokusohet në prezantimin e gjendjes aktuale në fushën e arsimit të komuniteteve në Kosovë, bazuar në raportet e fundit të përgatitur nga: - Agjencia e Statistikave të Kosovës dhe të mbështetur përmes UNICEF-it; - Prezentimi i analizës, ndërhyrjeve dhe arritjeve të projekteve të ndryshme që mbështesin përfshirjen në arsimimin e nxënësve nga radhët e komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian nga Këshilli Europës në Kosovë; - Prezantimi i hulumtimit për përfshirjen e fëmijëve në klasën e parë dhe parashkollor – KEC; - Analizë krahasuese nga segmenti arsimor i raportit të MICS në vendet ku Zëri i Romëve Ashkalive dhe Egjiptianve punon me programe - OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianve”. Qëllimi i konferencës është rritja e ndërgjegjësimit tek institucionet publike dhe akterëve tjerë për marrjen e masave adekuate për përmirësimin e arsimimit të komuniteteve Romë, Ashkali dhe Egjiptian. Konferenca do të mbahet duke respektuar të gjitha masat në fuqi për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19. Pjesëmarrësve u kërkohet të mbajnë maska gjatë gjithë konferencës dhe të respektojnë rregullat për parandalimin e përhapjes së pandemisë.

  • 2021-02-05 - 10:00
  • Hotel Sirius
  • Hotel Sirius- Prishtinë