Që nga muaji Prill VoRAE ka hapur konkursin për aplikime për Kryetarët e Komunave për të bërë përzgjedhjen e “Kryetarit më Miqësorë me Romët”.
Gjatë kësaj periudhe kemi pranuar aplikime nga komunat me numër më të madh të komuniteteve: Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Kosovë të cilat më pas janë shqyrtuar nga komisioni i përbërë nga përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe zyrës së BE-së në Kosovë.
Pas shqyrtimit të të gjitha dokumenteve komisioni ka vendosur që çmimi “ Kryetari më Miqësorë me Romët” ti takojë Kryetarit të Komunës së Lipjanit z. Imri Ahmeti.
Ky çmim do të ndahet në Bruksel gjatë muajit nëntorë me c’rast z.Ahmeti do të këtë mundësinë të takohet me kryetarë të Ballkanit Perëndimorë dhe të Turqisë dhe të ndajnë përvojat e shteteve të tyre.
Ne ju urojmë punë të palodhshme të gjithë Kryetarëve të Komunave dhe ju dëshirojmë shumë suksese në punën e tyre.
Feel free to contact us with questions, partnership proposals, any other inquiries, or just to say “hi.”
00377 45 256 665
info@vorae.org