THIRRJE PËR ANËTARË/E NË OJQ – VoRAE

Misioni - i organizatës është të mbështesë komunitetet, përmes ndërhyrjes direkte, mbështetjes teknike dhe këshillave në fushat e punësimit, strehimit, arsimit dhe të drejtave të njeriut.

Vizioni – të luftojë luftën kundër varfërisë, diskriminimit, papunësisë, përjashtimin social, mungesën e infrastrukturës bazë, nivelit të ulët të shkollimit dhe të promovojë të drejtat e njeriut me theks të veçant të fëmijëve dhe grave të komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian.

OJQ-VoRAE - është organizatë joqeveritare e cila si fokus të veçant ka përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian duke u bazuar në praktikat më të mira. OJQ- VoRAE ndodhet me seli në Graçanicë, e udhëhequr nga Drejtori Ekzekutiv z. Isak Skenderi, lokacioni i selisë është vetëm 7 km në lindje të kryeqytetit të Prishtinës. OJQ- VoRAE është një organizat lokale, e cila aktualsiht ka përbërje me më shumë se 18 anëtarë të stafit me kohë të plotë në zyrë, ndërsa me më shumë se 60 anëtarë si bashkëpunëtorë në listën e pagave.  

Stafi i organizatës ka përbërje multi-etnik dhe është multi-kulturor, shumë i përkushtuar dhe i motivuar për arritjen e misionit dhe vizionit të saj. Në 2017, OJQ-VoRAE mori çmim nga BE për përfshirjen e romëve në Kosovë me anë të informimit, avokimit, vetëdijësimit dhe ngritjës së kapaciteteve të individëve, grupeve joformale, organizatave, institucioneve, rrjeteve e donatorëve. OJQ- VoRAE është në funksion që nga viti 2011.

Për të arritur vizionin dhe misionin e mësipërm, OJQ-VoRAE kërkon të ketë një qasje bashkëpunuese dhe të hapur me partnerët, përfituesit, anëtarët si dhe vullnetarët e saj të rinj.

Me zgjerimin e veprimeve si dhe rritjen e vet organizatës, ka lindur nevoja për sistemin dhe shtimin e anëtarëve të rinjë, prandaj edhe jemi duke u bërë thirrje njerëzve të grup-moshave mbi 18 vjeç, me çfarëdo lloj aftësie që ata kanë, të kontribuojnë për një ndryshim të qëndrueshëm të vendit ku po jetojnë.

Reth anëtarësimit:

  1. Duke qenë anëtar i OJQ-VoRAE bëhesh pjesë e një grupi që është duke punuar për integrimin e komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian kudo që ata jetojn në Kosovë duke trajtuar çështje si: Të drejtat e njeriut, Punësim, Arsimim/Edukim dhe Banimi.
  2. Anëtarësia të bën të jesh i/e përfshirë në strukturat e organizatës, të jesh pjesë e vendimeve që merren, me planifikim të tyre dhe në përgjithësi të jesh i përfshirë në një komunitet të madh aktiv që vepron në ndryshimin e jetës së njerëzve.
  3. Qytetarët duan të jenë aktiv dhe të jenë pjesëmarrës veprues në komunitet, duke u angazhuar në aktivitete, ose duke marrë pjesë në strukturat e organizatës. Kjo i bën ata të përfshihen dhe të ndajnë disa nga vlerat që organizata ofron.
  1. OJQ-VoRAE ju krijon mundësinë anëtarëve të vet të sjellin brenda organizatës edhe vlera tjera që ata i përfaqësojnë, angazhohet në çuarjen më tej të kuazave të drejta që ata kanë dhe i bashkëngjitet zërit të tyre që vjen nga komuniteti të cilin e përfaqësojnë.
  2. Anëtarësimi është shkallë më e lartë e përfaqësimit të qytetarit brenda organizatës, është një hap që të bën vendimmarrës brenda organizatës dhe të mundëson të jesh pjesë e zhvillimit të saj. Automatikisht kjo ju jep një përparësi në angazhimet në programet dhe projektet që OJQ-VoRAE realizon në mënyrë vullnetare. Ne si "Zëri i Romëve Ashkalive dhe Egjitianëve" i kushtojmë shumë rëndësi zbatimit të praktikave të mira, prandaj na ndihmoni ne dhe vetës ta ndryshojmë këtë vend për të mirë.

Kushtet e një Anëtari/e

  1. Kërkesa për të qenë anëtar/e bëhet individualisht në bazë të vullnetit të lirë të çdokujt, që e shpreh me shkrim nëpërmjet formularit të anëtarësimit në zyrët e OJQ-VoRAE në Graçanicë ose dhe në vegëzen e linkut e cila shkarkohet nga web i faqës zyrtare të OJQ-VoRAE poashtu mund t´ju dërgohet edhe me e-mail: info@vorae.org

Kriteret bazë për anëtarësim janë si në vijim:

  • Të jetë në moshën 18-vjeçar/e e lart;
  • Të jetë e/i gatshëm për shërbime vullnetare, shërbime të cilat do të kontribuojnë në vazhdimin e përmbushjes së misionit/vizionit të organizatës për integrimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian në Kosovë
  • Për anëtarë të rinj nuk do të ketë kuotë pagese sepse viti i parë i anëtarësimit është FALAS
  • Për anëtarët e vjetër do të paguajnë kuotën e anëtarësimit në vlerën e shumës (individual) prej 10 (dhjetë) euro për vjet ata që ushtrojn marrëdhenie pune, ndërsa për ata që nuk ushtrojn marrëdhenie pune vetëm 1 (një) euro për vjet.
  • Për anëtarët të cilët janë pjesë të Organizatave Jo qeveritare do të paguajnë kuotën e anëtarësimit në vlerën e shumës prej 20 (njëzet) euro për vjet.

Vërejtje:

Misioni, Vizioni dhe Politikat e OJQ-së VoRAE për anëtarsimin e saj i kam kuptuar dhe kam lexuar rreth kushteve dhe kritereve të anëtarësimit, ku pajtohem plotësisht për të qenë anëtarë/e e kësaj organizate.

Info:

Dërgo formularin e aplikimit në info@vorae.org (formulari duhet të nënshkruhet të skenohet dhe të dergohet) për më shumë kontakto në Nr.tel: 00383 39 714208, web: www.vorae.org;

Formularin e Aplikimit e shkarkoni në vegëzën e mëposhtme:

https://drive.google.com/file/d/1Trd6Q34zsht3ZRKiTG3ix_xvmAWFifsf/view?fbclid=IwAR0_Zbgiixo1Ohaq75Xt6-WXzo0NCTXLa-brcGNt2bsRhD7RWNGDzpF7A28

 

 

Read more articles

THIRRJE PËR ANËTARË/E NË OJQ – VoRAE

10/28/2019 16:11

OJQ-VoRAE hap thirrje për antarësim të anëtarëve të rinj

ERGO Annual Meeting 2019

10/21/2019 16:00

NGO VoRAE is participating in the ERGO Annual Meeting which is organized in Skopje, Northern Macedonia.

WorkShop for Antigypsyism

10/21/2019 14:21

EMPLOYEES BETWEEN CIVIL SOCIETY ORGANIZATIONS CONCERNING ANTIGIGIPTISM

Shpallet kryetari më Miqësor me Romët

10/14/2019 13:00

Kryetari i Komunës së Lipjan fitues i konkursit Kryetari më Miqësor me Romët

CONTACT US

Feel free to contact us with questions, partnership proposals, any other inquiries, or just to say “hi.”

OUR ADDRESS

00377 45 256 665

info@vorae.org

http://www.vorae.org

Miloša Obilića, Gračanica 10500, Priština