Diversiteti ka një shtëpi të re: Qendra Multikulturore KRAH
Prishtina u bë me Qendrën Multikulturore KRAH!
Me krenari dhe emocion, VoRAE ka themeluar një hapësirë të re që i jep jetë artit, edukimit dhe diversitetit. KRAH është më shumë se një qendër – është një vizion i kthyer në realitet, një vend ku zërat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian marrin hapësirën që meritojnë.
Kultura dhe kreativiteti në KRAH shndërrohen në ura bashkëjetese dhe frymëzimi. Atmosfera e hapjes dëshmoi fuqinë e bashkimit: kur jemi së bashku, krijojmë hapësira që frymëzojnë dhe japin shpresë.
Ky themelim është dëshmi e përkushtimit të VoRAE për të ndërtuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse, ku diversiteti është forcë, arti është zë për ndryshim, dhe edukimi është rruga drejt së ardhmes.