Let’s Talk – Edicioni i 5-të
Edicioni i pestë i Let’s Talk solli diskutime frymëzuese që nxitën reflektim dhe ndryshim. Ngjarja u fokusua në fuqizimin e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, duke hapur hapësirë për zëra të rinj dhe perspektiva të reja.
Në skenë u prezantuan folës të fuqishëm:
-
Violeta Thaçi – Aktiviste e përkushtuar e VoRAE, që çdo ditë punon për të përmirësuar jetët dhe të drejtat e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
-
Lendrit Qeli – Studiues, aktivist dhe shembull frymëzues i suksesit nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Një zë që motivon gjenerata të reja.
- Gabriela Hrabanova – Lidere evropiane për të drejtat e romëve dhe Drejtoreshë Ekzekutive e ERGO Network, e njohur për avokimin e saj në nivel ndërkombëtar.
- Ina Majko – Zv/Ministrja e parë rome në Shqipëri, simbol i guximit, përfaqësimit dhe thyerjes së barrierave historike.
Ky edicion dëshmoi se Let’s Talk është më shumë se një ngjarje – është një platformë ku kultura, përfaqësimi dhe solidariteti bashkohen për të frymëzuar ndryshim.