Po vazhdon regjistrimi i fëmijëve në klasen e parë! 📚

Po vazhdon regjistrimi i fëmijëve në klasen e parë! 📚


Regjistrimi i fëmijëve 👧👦 në shkollë është një hap i rëndësishëm për të siguruar një të ardhme të suksesshme për ta. Në Kosovë, procesi i regjistrimit fillorë është në gjysmën e tij të fundit dhe do të zgjasë deri më 🗓️ 15 qershor.


👨‍🏫 Tutorët e qendrës mësimore “Zenel Hajdini” në Gadime të Lipjanit 🏫 janë të përfshirë në asistimin e prindërve për regjistrimin e fëmijëve të tyre në klasën e parë dhe janë shumë të kënaqur me angazhimin dhe interesin e tyre për edukimin e fëmijëve. 🙌🏼


📝 Dokumentet e kërkuara për regjistrimin e fëmijëve në klasën e parë janë:🔸certifikata e lindjes/ekstrakti i lindjes, certifikata e vaksinimit, dëshmia e vendbanimit nga bashkësia lokale dhe dokumentet e prindit/kujdestarit ligjor.🔸
Ju lutemi sigurohuni që fëmija juaj të regjistrohet në kohë për të filluar klasën e parë me sukses! 🎓