“Rregullorja e (QRK) Nr. 15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil”.

“Rregullorja e (QRK) Nr. 15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil”.

🏢 Zyra për Qeverisje të Mirë - Zyra e Kryeministrit, në bashkëpunim me Organizatën “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, “Terre des hommes” dhe “HEKS” kanë organizuar tryezën e diskutimit të 📑“Rregullores së (QRK) Nr. 15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil”.


💬 Në këtë tryezë u promovua mekanizmi për nxitjen dhe promovimin e punësimit për komunitetet rom, ashkalinj dhe egjiptian në Republikën e Kosovës, duke shqyrtuar sfidat dhe arritjet e deritanishme. 📑 U theksua se, pavarësisht rezultateve aktuale, miratimi i kësaj rregulloreje është i domosdoshëm për shkak se ligji ekzistues nuk e specifikonte qartë mënyrën e arritjes së kuotës prej 10% për komunitetet etnike të margjinalizuara.


🧑‍⚖️ Tani, ekziston një bazë ligjore që lejon shpallje të posaçme për komunitetet jo shumicë, si romët, ashkalinjt dhe egjiptianët që jetojnë në Kosovë. Kjo masë afirmative do të mundësojë që në institucionet tona të kemi kuadro të reja nga këto komunitete, duke promovuar diversitetin ndërkulturor dhe duke reduktuar diskriminimin dhe paragjykimet në vendet e punës. Aktualisht, nga #30 mijë shërbyes civil, vetëm #113 janë nga komunitetet jo shumicë. Në bazë të kësaj rregulloreje, do të ketë jo vetëm pozita të zakonshme, por edhe pozita vendimmarrëse. 🙌


🎯 OJQ Voice of Roma, Ashkali and Egyptians përmes programeve të ndryshme në kuadër të Programit të Punësimit, Edukimit dhe Fuqizimit të Gruas, janë duke përgatitur vazhdimisht kuadro të reja që të jenë të gatshëm për tregun e punës. 🧑‍💼Gjatë tryezës u theksua se Qeveria e Kosovës, po ashtu duhet të fokusohet në politika që kontribuojnë në mirëqenien e komuniteteve jo shumicë.