Takimi i bordit për themelimin e Qendrës Kulturore

Takimi i bordit për themelimin e Qendrës Kulturore

🎯 Sot është mbajtur takimi i bordit për themelimin e Qendrës Kulturore, ku të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e bordit dhe përfaqësuesit e Voice of Roma, Ashkali and Egyptians.
💬 Gjatë takimit znj. Vesa Batalli prezantoi hapat e ndërmarrë deri më tani, duke përfshirë takimet me Kryetarin e Komunës së Prishtinës dhe Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport. Gjithashtu, u diskutua për perspektivat dhe mundësitë për zhvillimin e qendrës, ku anetarët e Bordit të Qendrës propozuan ide konkrete për vazhdimësinë e punës tonë në raport me akterët e jashtëm.
Hapat e mëtutjeshme përfshijnë diskutimet me përfaqësues të komuniteteve rom, Ashkalinjë dhe egjiptian, takime me kuratorë dhe njohës të kulturës së komuniteteve, takime me institucione publike për sigurimin e hapsirës si dhe hapat t tjerë të cilat do të kontribuojnë në hapjen e qendrës kulturore. 🏢