📢 Vizitë informuese për përmirësimin e kushteve të banimit në lagjet 028 dhe 029 të Fushë Kosovës
📢 Vizitë informuese për përmirësimin e kushteve të banimit në lagjet 028 dhe 029 të Fushë Kosovës
Organizata "Voice of Roma, Ashkali and Egyptians" në kuadër të programit të banimit organizoi një vizitë me gazetarë nga media të ndryshme të Kosovës në lagjet 028 dhe 029 të Fushë Kosovës. 🎥
👉 Kjo vizitë kishte për qëllim informimin e gazetarëve për një projekt të rëndësishëm të përmirësimit të kushteve të banimit, ku aktualisht po ndërtohet një objekt model që do të shërbejë si shembull për një lagje me standarde urbane. Objekti është dedikuar për disa familje nga komunitetet rom, ashkali, egjiptian dhe komunitetin shumicë. 🏘️
Gjatë vizitës, gazetarët patën mundësinë të bisedojnë me menaxheren e programit të banimit, e cila ndau detaje rreth progresit të projektit dhe përpjekjeve për përmirësimin e kushteve të jetesës. 💬