“Vlerësimi i kapaciteteve të strukturave komunale të mandatuara për të punuar me grupet e margjinalizuara dhe Rregulloren e (QRK) Nr. 15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil”.

“Vlerësimi i kapaciteteve të strukturave komunale të mandatuara për të punuar me grupet e margjinalizuara dhe Rregulloren e (QRK) Nr. 15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil”.

🏢 Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL), në bashkëpunim me Organizatën “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, “Terre des hommes” dhe “HEKS”, ka organizuar tryezën e diskutimit mbi 📑 “Vlerësimin e kapaciteteve të strukturave komunale të mandatuara për të punuar me grupet e margjinalizuara dhe Rregulloren e (QRK) Nr. 15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil”.
💬 Në këtë tryezë morën pjesë përfaqësues të drejtorive të Financave, Administratës, dhe udhëheqës të Zyrave për Burime Njerëzore nga komuna të ndryshme. Përmes debateve interaktive, pjesëmarrësit ngritën shumë çështje, duke u fokusuar kryesisht në:
📌 Rekomandimet për institucionet publike për të realizuar dhe siguruar përfaqësim të barabartë në punësim për pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian në institucionet publike, duke garantuar punësim të denjë dhe pozita vendimmarrëse.
📌 Rregulloren (QRK) Nr. 15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil, synon të ketë kuadro të përgatitura për pozitat që do të shpallen. Ku tregu i punës në Kosovë do të duhet të fokusohej në bazë të kuadrove të shkolluara dhe të përgaditura për tregun e punës e jo në bazë të përkatëisë etnike.
📌 Neni 13 - Kuotat e rezervuara dhe masat afirmative, që lejon institucionet publike të hapin procedurë rekrutimi vetëm për pjesëtarët e komuniteteve të margjinalizuara me qëllim të plotësimit të kuotës 10%, e cila deri më tani nuk u zbatua asnjë herë .
🔖 Ky diskutim kishte për qëllim kuptimin dhe implementimin e rekomandimeve për të garantuar përfaqësim të barabartë në punësim për komunitetet rom, ashkalinj dhe egjiptian.