Aktivitete ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit.
Gjatë muajit tetor, organizata jonë ka realizuar një seri aktivitetesh ndërgjegjësuese për kancerin e gjirit me synim që të rrisim kujdesin dhe informimin mbi shëndetin e grave nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve, kemi organizuar ndër të tjera edhe vizita për mamografi për gra nga komuna të ndryshme, duke siguruar qasje në kontrollet e nevojshme shëndetësore dhe duke përkrahur diagnostikimin e hershëm që shpëton jetë.
Kujdesi për shëndetin është përgjegjësi e përbashkët, dhe jemi të lumtur që bashkëpunojmë për të bërë ndryshime!