Mëngjes me gazetarë
Sot, organizata jonë mbajti një takim të rëndësishëm me 11 gazetarë të mediave të ndryshme në Kosovë, ku zhvilluam një diskutim të hapur mbi temën: "𝐀𝐫𝐬𝐢𝐦𝐢 𝐬𝐢 𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭ë 𝐭𝐡𝐞𝐦𝐞𝐥𝐨𝐫𝐞 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐟𝐢𝐝𝐚𝐭 𝐪ë 𝐩ë𝐫𝐛𝐚𝐥𝐥𝐞𝐧 𝐟ë𝐦𝐢𝐣ë𝐭 𝐞 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐫𝐨𝐦ë, 𝐚𝐬𝐡𝐤𝐚𝐥𝐢 𝐝𝐡𝐞 𝐞𝐠𝐣𝐢𝐩𝐭𝐢𝐚𝐧 𝐧ë 𝐬𝐡𝐤𝐨𝐥𝐥𝐚." 🏫
🤝 Në takim mori pjesë edhe z. Orhan Butic, menaxher i programit të edukimit në organizatën tonë, i cili theksoi rëndësinë e edukimit jo vetëm si një e drejtë njerëzore, por edhe si një faktor kyç për përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të këtyre komuniteteve.
📌 Gjatë diskutimit, u trajtuan tema kyçe si:
• Braktisja shkollore dhe sfidat që ndikojnë në qasjen në arsim për fëmijët e komuniteteve të margjinalizuara.
• Diskriminimi nëpër shkolla dhe si mund të adresohet kjo çështje.
• Roli i prindërve dhe rëndësia e vetëdijesimit të tyre për edukimin e fëmijëve të tyre.
• Roli i mediave në luftën kundër antigjipsizmit dhe ndërtimin e një imazhi pozitiv për këto komunitete në shoqëri.
📺 Gazetarët ndanë përvojat e tyre në trajtimin e këtyre temave dhe diskutuam sesi media mund të kontribuojë në fuqizimin e komuniteteve përmes promovimit të shembujve të mirë të shkollimit dhe përfshirjes së suksesshme të fëmijëve në arsim.
🔖 Pjesë e këtij takimi ishin edhe përfaqësuesit e AGK-së të cilët i informuan gazetarët për çmimet vjetore, specifikisht për Antigjipsizmin.
Voice of Roma, Ashkali and Egyptians
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës - AGK