Trajnimi për barazi gjinore

Trajnimi për barazi gjinore

📢 Sot po zhvillohet trajnimi për barazi gjinore me tutorët e qendrave mësimore, me synim zhvillimin dhe zbatimin e një moduli të veçantë trajnimi. Qëllimi kryesor është përgatitja e tutorëve për të ofruar trajnime për prindërit, burrat, dhe nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, për të ndihmuar në krijimin e një kulture të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.
 
✅ Moduli i trajnimit do të:
- Ndihmojë tutorët të kuptojnë çështjet e barazisë gjinore dhe të patriarkalizmit.
- Fokusohet në sfidimin e normave tradicionale për prindërit.
- Ndihmojë burrat dhe djemtë të ndryshojnë qëndrimet ndaj patriarkalizmit dhe roleve gjinore.
- Ofroj trajnime për nxënësit për të ndërtuar qëndrime pozitive ndaj barazisë.
 
📌 Ky proces përfshinë të gjitha komunitetet dhe synon krijimin e një ambienti më gjithëpërfshirës dhe më të drejtë në qendrat mësimore.