"𝐌𝐛ë𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐣𝐞 𝐏𝐥𝐨𝐭ë𝐬𝐮𝐞𝐬𝐞 𝐩ë𝐫 𝐒𝐭𝐮𝐝𝐢𝐦𝐞 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐤𝐞 𝐩ë𝐫 𝐒𝐭𝐮𝐝𝐞𝐧𝐭ë𝐭 𝐞 𝐊𝐨𝐦𝐮𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐭 𝐑𝐨𝐦, 𝐀𝐬𝐡𝐤𝐚𝐥𝐢𝐧𝐣 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐠𝐣𝐢𝐩𝐭𝐢𝐚𝐧"

 
Programi ynë ka ndihmuar 100 studentë me mentorim, tutorim, punë praktike, kurse gjuhe dhe profesionale, si dhe pajisje teknologjike.
📝 Faza e parë e programit ka përfunduar me sukses, dhe në tetor do të fillojë faza e dytë, duke mbështetur edhe 50 studentë të tjerë. 🎓
 
Pas përfundimit të fazës së parë, kemi bërë një vlerësim për të parë ndikimin e programit në studimet universitare të studentëve tanë.
 
📖 Sipas rezultateve të vlerësimit:
• Të gjithë studentët e anketuar theksuan se programi i ka ndihmuar shumë në studimet e tyre:
• Programi iu ka lehtësuar ndjeshëm studimet dhe iu ka ofruar përvoja të vlefshme praktike:
• Pajisja me laptop ka qenë ndihma më e madhe për ta, duke i ndihmuar të përballen me koston e lartë të teknologjisë:
• Puna praktike ka qenë një mundësi për të zbatuar teorinë në praktikë.
 
👩‍🎓👨‍🎓 Ky program është për studentët e universiteteve publike dhe kolegjeve private që janë pjesë e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian.