Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal/MAPL, në bashkëpunim me Organizatën “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve”, “Terre des hommes” dhe “HEKS” po organizon një tryezë diskutimi të ”Vlerësimit të kapaciteteve të strukturave komunale të mandatuara për të punuar me grupet e margjinalizuara/MAPL dhe “Rregulloren e (QRK) Nr. 15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil”. Tryeza do të mbahet me datën: 23 maj 2024, duke filluar nga ora 10:00 deri 13:00, në Hotel Nartel /Prishtinë, për të diskutuar çështjet e mëposhtme: - Rekomandimet për institucionet publike për të realizuar dhe siguruar përfaqësim të barabartë në punësim të pjesëtarëve të komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptian në Institucionet publike; - Rregullore (QRK) Nr. 15/2023 për Procedurën e Pranimit në Shërbimin Civil; - Neni 13 - Kuotat e rezervuara dhe masat afirmative; - Institucionet publike me qëllim të plotësimit të kuotës si në paragrafin 1 të këtij neni, mund të hapin procedurë të rekrutimit vetëm për pjesëtarët e komuniteteve të nënpërfaqësuara. Diskutimi do të ndihmojë në kuptimin dhe implementimin e rekomandimeve për të garantuar përfaqësimin e barabartë në punësim për komunitetet e nënvlerësuara.